Një 34-vjeçar, i cili lëvizte i armatosur në qytetin e Vlorës është arrestuar.

“Në kuadër të operacionit “Strike” ka rënë në pranga shtetasi S.S, banues në Vlorë”, thotë policia.

 

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar dhe kanë ushtruar kontroll fizik ndaj shtetasit S. S., të cilit i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version