Ish-ministri i Punëve të Çështjeve Sociale gjatë qeverisë Berisha, Kosta Barka është ndarë nga jeta. Lajmi është bërë i ditur nga deputeti demokrat Tritan Shehu.

“Kosta Barka nuk eshte me midis nesh! Humbem te gjithe se bashku nje njeri me cilesi, karakter, vlera te vecanta.Humbem nje mik te pa zevendesueshem. Nje shtetar, deputet e minister me ndershmeri te ralle! Nje politikan konseguent, me principe e parime te qarta e te pa lekundeshme. Nje demokrat te oreve te para, simbol i qendreses e vizionit progresiv.
Nuk e humbi vetem Dropulli, as vetem Gjirokastra…

E humbi PD e gjitha. E humbem te gjithe! Ngushellimet me te sinqerta familjes, miqve, te afermve e komunitetit te tij, te gjitheve! Ta kujtojme gjithmone ashtu si ishte!”, thuhet në mesazhin e Shehut.

Nga viti 2005 deri në 2008 ai shërbeu si ministër i Çështjeve Sociale dhe mundësive të barabarta në qeverinë e Sali Berishës, duke përfaqësuar Bashkimin për të Drejtat e Njeriut (UHRP), një parti e minoritetit etnik grek. Ai u zëvendësua në tetor 2008 nga një anëtar tjetër i së njëjtës parti, pas një mosmarrëveshjeje brenda partisë. Barka gjithashtu ka qenë deputet i PD-së, i minoritetit grek./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version