Ethet e garës sa vijë e shtohen në spektaklin më të madh të talenteve në Shqipëri. “Albania’s Got Talent” nën moderimin e Isli Islamit mbylli një tjetër mbrëmje emocionuese, plot të papritura dhe mbi të gjitha me të tjerë talente.

Kërcimtarja 10-vjeçare Dea Dermishi çeli siparin e natës së pestë ku rrëmbeu jo vetëm po-të e jurisë por dhe shumë duartrokitje, e ndjekur nga dy artistët e talentuar të cirkut Nedioli dhe Kristi, apo dhe Dejzi Zylaj me zërin e saj potent.

Talente që lanë pa fjalë jurinë ishin edhe dy binjakët Jana dhe Jori Blakiqi, të cilët me performancën e tyre artistike ndërthurën lëvizjet e baletit të shoqëruar nga instrument i baterisë. Edhe Romeo Deda, gjeniu i memorizimit të datave tregoi se talenti i konkurrentëve nuk njeh moshë.

Arti ishte kryefjalë e kësaj mbrëmje, ku u përcollën sërish mesazhe të fuqishme dhe emocionuese.

Sigurisht veç komenteve mbështetëse nuk munguan as kritikat e katër anëtarëve të jurisë që sfidë patën sërish përzgjedhjen mes më të talentuarve.

Në këtë puntatë të pestë nuk munguan as surprizat. Një moment i veçantë ishte dhe hyrja e Fatmirit në skenë me trëndafila për dy vajzat e jurisë, Adelina Ismajlin dhe Ledia Çelon.

Performanca për herë të parë para publikut e Terenc Gjokës, nipi i Aleksandër Gjokës vërtetoi edhe njëherë se arti trashëgohet. Artisti jo vetëm që  arriti të rrëmbente katër “po” nga juria por tregoi se muzikën e ka në gjak.

11 konkurrentë të tjerë provuan të tregonin talentet e tyre, ndonëse një pjesë e vogël e tyre nuk u kaluan nga juria.

Por rrugëtimi i “Albania’s Got Talent” vijon. Ndaj mos i humbisni talentet e radhës të hënën e ardhshme vetëm në ekranin e Vizion Plus.

Ndërsa për të gjithë ju që nuk patët mundësinë ta ndiqnit LIVE spektaklin e rekordeve, mund ta ndiqni në të gjitha rrjetet sociale të Vizion Plus./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version