Në shtetin fqinj të Greqisë me mijëra bagëti janë të ngordhura për shkak të murtajës së rënë së fundmi, e per këtë është vet ministria e Bujqësisë në vendin tone qe ka ndaluar importin e krerëve të imta nga shteti grek, rumun e turk, vende këto ku ky lloj infeksioni është aktiv.
Grupe pune janë ngritur edhe në juglindje për kontroll të imtësishëm, për shkak të frikës të kontrabandës nga kufiri i gjelbër të bagëtive.
Sipas përgjegjësit të sektorit veterinar në Korçë, vendi ynë është ende “i pastër” nga kjo murtajë pasi deri më tani nuk janë shënuar raste të tilla.
“Me urdhër të ministres është ndaluar importi i kafshëve nga Greqia, Rumania e Turqia, për shkak se në këto shtete sëmundja eshte dhe e sjellim me dorën tonë. Qarku jonë ka një shtrirje të gjerë të kufirit të gjelbër. Deri më sot nuk kemi asnjë kafshe te sëmurë me këtë sëmundje”, shprehet Demirali Latollari.
Fermerët duhet të jenë të kujdesshëm në rast se identifikojnë raste sëmundjesh në bagëtitë e tyre ndërkohë që sëmundja nuk paraqet problem për popullatën, thotë Latollari.
“Me të diktuar një rast minimal, të lajmërojnë shërbimin veterinar. Janë në kontakt me gjithë fermerët. Fatmirësisht nuk kemi probleme tek njerëzit, sëmundje ngjitëse nga kafsha në kafshe, shpërndahet nëpërmjet ajrit, kur rrinë bashkë në një fermë, ndersa tek njeriu nuk transmetohet”, thotë ai.
Për shkak të murtajes, në shtetin grek paraqiten me mijëra bagëti të ngodhura, në qytete si Larisa e Trikala, vende këto shumë afër me kufirin shqiptar. /vizionplus.tv