Dy të rinj të moshave 19 dhe 20 vjeç janë arrestuar nga policia në Mirditë.

Mateos Brozi dhe Ergys Tusha, kishin marrë me forcë në makinë një 19-vjeçar dhe e kishin mbyllur në garazhdin e një pallati për ti marrë paratë dhe më pas e kishin lënë në mes të rrugës.

Policia pas arrestimit të të rinjve, ka gjetur dhe sekuestruar 220 000 lekë, bashkë me automjetin tip “Audi A4”, me të cilin u mor me forcë 19-vjeçari, dhe me 2 celularët e të arrestuarve.

“Menjëherë pas kallëzimit të një shtetasi 19 vjeç, se ishte marrë me forcë në automjet, nga 2 shtetas të tjerë, të cilët për t’i marrë paratë, e kishin mbajtur për disa minuta, kundër vullnetit të tij, në garazhin e mbyllur të një pallati në Rrëshen, dhe më pas e kishin lënë në rrugë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë organizuan punën për të identifikuar dhe arrestuar përgjegjësit.

Si rezultat, në kuadër të operacionit policor të koduar “Telefonata”, shërbimet e Policisë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të autorëve të dyshuar të rastit, shtetasve M. B., 20 vjeç, banues në Rrëshen dhe E. T., 19 vjeç, banues në Durrës”, njofton policia.

Dy të rinjtë akuzohen për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Vjedhja me dhunë”, të kryera në bashkëpunim./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version