Mjeku alternativ, Hysni Dankshi ka treguar në studion e “7pa5” në ekranin e Vizion Plus, disa nga “sekretet” për një shëndet të mirë. Sipas mjekut alternativ disa nga kurat më të mira gjenden në natyrë.
Ai ka treguar edhe recetën mrekullibërëse të mjaltit me kanellë dhe shafran. Kjo recetë lufton 18 sëmundje.
Dankshi: Një kg mjaltë, 6 lugë pluhur kanelle dhe 1 gram me petale të kuqe të shafranit indian. Ai është i kushtueshëm, por 1 gram çdokush e blen. Ajo është e përkryer për 18 lloj sëmundjesh. Për dhimbje koke, dhimbje kyçesh, pastrimin e veshkave, pastrimin e mlëçisë, pastrimin e tëmthit, për rrugët urinare, infeksionet urinare, infeksionet vaginale, për imunitet dhe rezistencë, etj,. Është vetë kombinimi i tillë. Një lugë në mëngjes, një në darkë, para buke, hollohet me qumësht ose me çaj dhe doktorin nuk e takon.
Me çfarë nuk duhet ta teprojmë?
Dankshi: Përdore një kombinim për 10-15 ditë. Pusho bëj pause dhe pastaj përdore sërish. Më tha dikush unë e përdor sherebelën gjithë vitin. Jo, mos e përdor gjithë vitin. Është një shprehje popullore “mos e tepro”. Pi kamomil për 10 ditë, jo për 6 muaj. Çdo gjë ka kararin e vet. I them çdo pacienti shfrytëzoni bimët që keni në natyrë. 2-3 bimë i kombinon bashkë dhe i përdor për lloj-lloj problemesh. Mos shkoni direkt te antibiotiku./vizionplus.tv