Vdekja e 27-vjeçares Sibela Abedini është një mister, e cila pritet që të zbardhet nga hetimet e thelluara të policisë dhe për të nxjerrë para drejtësisë personat që janë përfshirë. Për të dalë në përfundime të sakta, policia ka sekuestruar telefonin e 27-vjeçares, për të zbardhur tabulatet telefonike, bisedat në rrjetet sociale apo edhe mesazhet që mund të ndodhen aty.

Kush ishte Sibela Abedini?

Sibela Abedini ishte 27-vjeç, e martuar në Kosovë dhe kishte një vajzë të vogël 2 vjeçe. Prej rreth 1 muaj e gjysëm, ajo ishte rikthyer tek familja e saj në Kamëz, pas disa problemeve që kishte me bashkëshortin.

Sipas familjarëve, Sibela kishte filluar të punonte si pastruese në shtëpinë e Altin Çokut, i cili kishte kërkuar një grua për mirëmbajtjen e shtëpisë, pasi kishte gruan të sëmurë.

Por pas kësaj, ata dyshohet se kanë pasur një takim në një hotel, ku edhe kanë realizuar një foto intime bashkë, e cila më pas u shpërnda në rrjetin socisl Tik Tok.

Tezaj e viktimës, ka hedhur dyshimet se mbesa e saj nuk ka kryer vetëvrasje, pasi nuk do e linte kurrë jetime vajzën e mitur, dhe akuzon Çokun se e ka hedhur nga kati i katërt i banesës.

Këto dyshime janë shtuar më shumë nga vëllai i viktimës. Për mediat, ai tha se në momentin që ndodhi ngjarja e rëndë në pallat ishin dy persona, një në katin e katërt dhe një në katin e parë.

Këto dyshime, pritet që të hetohën nga policia dhe të zbulojnë të vërtetën dhe përfshirjen e personave të tjerë, nëse ka. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, viktima, sipas tezes së saj, ka dalë jashtë te shkallët për të pirë një cigare dhe se në asnjë moment nuk kishte shfaqur shenja depresioni.

Familja kërcënon me vetëgjyqësi

Edhe nëna e viktimës, për mediat ka hedhur poshtë pistën e vetëvrasjes. Ajo ka treguar se e bija i ka lënë vëllait amanet të bijën dhe pasi ka shtrënguar dorën e motrës ka ndërruar jetë.

Nëna e Sibelës po ashtu ka kërcënuar me vetëgjyqësi, në rast se Altin Çoku arrin ti shpëtojë burgut për shkak të dokumentit që ai disponon si person me prapambetje mendore.

Kjo është konstatuar që prej vitit 2010, kur Çoku u arrestua për një krim mostruoz. Ai dogji me benzinë djalin e dalës në Laç 15-vjeç në atë kohë, pasi motra e të miturit nuk pranonte të ishte e dashura e tij dhe të vazhdonin lidhjen intime që e kishin krijuar prej disa kohësh, nën presione dhe shantazhe të vazhdueshme./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version