Pasditen e sotme, janë votuar dy Komisionet Hetimore, për të cilat mazhoranca dhe Rithemelimi ranë dakord disa ditë më parë.

Me 95 vota pro, asnjë kundër, një abstenim u votua për ngritjen e komisionit hetimor për për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimit Publik të Check-Up në Shëndetësi.

Ndërkaq, me 96 pro, 1 abstenim dhe asnjë kundër u votua për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për Trajtimin e të Dhënave të Sistemit TIMS.

Një ditë më parë grupi i PD i përfaqësuar nga Sali Berisha zgjodhi anëtarët e këtyre komisioneve.

Për komisionin hetimor për sistemin TIMS, kryetar do të jetë deputeti Ervin Salianji, ndërsa anëtarë do të jenë: Ramadan Lika, Lefter  Geshtenja, Xhelal Mziu, Elda Hoti, Luan Baci dhe Asllan Dogjani.

Ndërsa për komisionin hetimor për koncensionet në shëndetësi, kryetare do të jetë Albana Vokshi, ndërsa anëtarë do të jenë: Zheni Gjergji, Ina Zhupa, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Petrit Vasili ndërsa zëvendësues Ilda Dhori dhe Emilia Koliqi.

Pas kësaj, edhe PS ka zgjedhur dy nënkryetarët e saj.

Për komisionin hetimor për Shërbimin Publik të Sterilizimit dhe Shërbimin Publik të Check-Up në Shëndetësi, nënkryetar u zgjodh Plarent Ndreca, ndërsa për sistemin TIMS Toni Gogu.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version