Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka sqaruar projektligjin për amnistinë penale, i cili kaloi ditën e djeshme Komisionin e Ligjeve dhe nesër pritet të shqyrtohet në Kuvend.
Ministri në një komunikim për mediat pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë, u shpreh se nuk do te kete amnisti për asnjë nga veprat që po hetohet dhe gjykohet në Gjykatën Speciale.
Manja: Dje në Komisionin e Ligjeve ka kaluar projektligji për amnistinë, i cili do t’i drejtohet seancës plenare ku pret të marrë 84 vota. Projektiligji për amnistinë ka dy komponentë, amnisti nga dënimi dhe amnisti për ndjekjen penale. Flitet për çështje që janë në duart e Prokurorisë ose janë edne pa u gjykuar. Nuk ka amnisiti për asnjë nga veprat penale që po hetohen dhe gjykohen në Gjykatën Speciale. Amnistia mbi dënimin ka disa parime mbi të cilat amnistohet. Një nga qëllimet krytsore është humanizmi. Kur flasim për amnisti mbi dënimin, ka dy kategori, një kategori që përfitojnë dhe një kategori tjetër që nuk përfitojnë.
Në Komisionin e Ligjeve ka pasur amendamente nga shumë deputetë. Një nga propzimet që ka pasur një Komisonin e Ligjeve ka qenë që në kategorinë e të dënuarve që nuk përfitojnë nga amnsitia por përfitojnë ulje dënimi të përfshiehet dhe kategoria e të dënuarve nga Gjykata e Posaçme me vendim të formës së prerë. Nuk ka amnisti penale për asnjë nga çështjet që është në duart e Prokurorisë së Posaçme, me përjashtim të disa veprave të lehat që janë kundravajtje penale. Dje ka apsur një konfuzion të opinionin public. Kemi qëndruar në të njëjtën linjë me parimet e kësaj amnistie, parimi i humanizmit./vizionplus.tv