Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një konferencë të përbashkët për mediat me homologen e tij finlandeze, Elina Valtonen.

Në fjalën e tij, ministri Hasani theksoi se fokusi i diskutimeve ishte zgjerimi i Bashkimit Europian, si dhe prespektiva e Ballkanit Perëndimor.

“Diskutuam disa tema të rëndësishme duke u përpjekur të eksplorojmë mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, por edhe ndamë mendime e ide mbi zgjerimin e BE dhe prespektiva e Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu shqetësimet për sigurinë ishin një tjetër temë veçanërisht në këto kohë kur rreziqet gjeopolitike kanë potencialin të ndikojnë në stabilitetin dhe politikën edhe në rajonin tonë”, tha ai.

Po ashtu, ai theksoi se dy palët u dakordësuan për rritjen e angazhimit mes dy vendeve në bashkëpunim në fusha të rëndësishme, si ekonomia dhe jo vetëm.

Ministri Hasani nënvizoi se Shqipëria ka shënuar progres në zbatimin e axhendës së reformave

“Finlanda është mbështetëse e palëkundur në rrugëtimin tonë drejt BE”, theksoi ai.

Gjithashtu, dy homologët nënvizuan qëndrimin e tyre për situatën gjeopolitike, duke theksuar se mbështesin sovranitetin e Ukrainës./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version