Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka nisur një vizitë pune në SHBA, me takime me drejtues kyç në Departamentin e Drejtësisë së SHBA, të mundësuara nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë Jashtë Vendit (OPDAT) në Ambasadën e SHBA në Tiranë.

Gjatë vizitës së tij në Uashington DC këtë javë, z. Metani u takua me Inspektorin e Përgjithshëm të Departamentit të Drejtësisë Michael Horoëitz, Zëvendës Ndihmës Prokurorin e Përgjithshëm Bruce Sëartz dhe Këshilltarin e Zyrës së Përgjegjësisë Profesionale Jeffrey Ragsdale.

Zyrtarët amerikanë riafirmuan mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për Zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në misionin e saj jetik në mbështetje të profesionalizmit, pavarësisë dhe integritetit mes gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Inspektori i Lartë i Drejtësisë z. Metani ka shprehur mirënjohjen për inkurajimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri dhe në drejtim të eficencës e profesionalizmit të ekipit të Zyrës së ILD-së.

Share.
Exit mobile version