Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndërsa ishte i ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores pranvera Borakaj, ka shfaqur frikë nga skenarët e mundshme të kundërshtarëve politikë.

Ai theksoi se disa nga zyrtarët e PL i shkarkoi pasi kishin lënë pas dore sigurinë e selisë, pasi ndonjë person dashakeqës mund të fuste dhe armë.

Ai ka treguar se gjatë kohës kur ishte kryeministër dikush kishte futur armë në selinë e PD, dhe kjo e shqetësoi pasi sipas tij PD përdorte ndonjë armë në atë kohë.

Megjithatë sipas Metës pas verifikimeve kjo rezultoi se ishte e gjitha një skenar.

Pjesë nga biseda:

Kikia: Përse ky nepotizëm duke eliminuar Klanin e zonjës Kryemadhi, nuk u bë në mënyrë të natyrshme, shkohet në votime, ikën Monika, shkon Brahimllari vjen Blushi?

Meta: Pse Erisa Xhixho klan i Presidentit është.

Kikia: Përse ky lloj Rithemelimi nuk u bë natyrshëm, në konventa partie. Ju keni ndërmarrë një fushatë agresive, keni folur për armiq, tradhtarë, çimka.

Meta: Kam një pyetje për ju. Si do të ndiheshit ju të ishit kryetar të PL, e cila ka qenë target i Edi Ramës prej kohësh, nëse një sekretar i PL-së, që ju i keni besuar organizimin e partisë dhe ju tha që duhet të jeni të vëmendshëm se këta janë provokatorë, do i thoni që kam bërë një gabim të rëndë në të gabuarën. Por kam kuptuar thelbin, se këta funksionojnë si në kohën e pas luftës që fusnin armë sikur do bënin kryengritje, kjo ka ndodhur edhe kur unë kam qenë kryeministër, kur dikush futi armë në selinë e PD dhe pastaj më tha mua ata do bëjnë këtë gjë. Unë kam qenë i shqetësuar se PD në atë kohë edhe përdorte ndonjë armë, isha shumë i shqetësuar, kam thirrur Ministrin e Brendshëm, sepse nuk doja të bënim një vërtetim në kohë fushate ndaj një partie politike. Prandaj ju kërkova verifikim absolut, duke kërkuar që të përdoreshin armë. E vërteta është se ata e verifikuan atje kishte armë, u ndaluan ata personat, më pas rezultoi se armët ishin zbuluar.

Borakaj: Çfarë keni zbuluar ju në PL?

Meta: A është normale që një parti si PL, përballë këtyre pasuesve ndaj racës më të pabesë në botë, pasi për socialistët kam respekt.

Kikia: Çfarë ka ndodhur?

Meta: A do të ishit ju në një situatë komode, që partia mos kishte roje nate për gati një vit e gjysëm.

Borakaj: Keni vërejtur gjë ju.

Meta: Partia kishte roje ditën, s’kishte roje natën

Borakaj: Zoti Meta çfarë dëmi është shkaktuar?

Kikia: Ju duket sikur po bëni divorc politik me zonjën Kryemadhi?

Meta: Ne po bëjmë divorc me nepotizmin, me asnjë individ.

Kikia: Kë akuzoni brenda partisë?

Meta: Kjo është histori që nuk ka vlerë.

Borakaj: Mungesa e rojës i ka sjellë ndonjë dëm PL-së?

Share.
Exit mobile version