Një automjet ka marrë flakë sot rreth orës 05:30, në lagjen nr. 18 Korçë. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur se për shkak të djegies së një kablli elektrik dhe automjeti ka marrë flakë. Makina tip “Nissan” ishte në pronësi të shtetases V. S.

Automjeti ishte i parkuar poshtë shtyllës ku po digjej kablli elektrik dhe dyshohet se ka marrë flakë si pasojë e rënies mbi kofano të pjesëve të ndezura të kabllit elektrit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version