Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë të Erzen Breçanit, për të përcaktuar një ekspert mjeko-ligjor, i cili do të japë një verdikt mbi gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.
Ky i fundit, pas qëndrimit në qeli, pretendon se ka shfaqur probleme me zemrën për shkak të ambientit të mbyllur. Sipas avokatëve, Breçani vuan nga klaustrofobia, gjë e cila mund t’i rrezikojë jetën.
Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars ekspertëve mjeko-ligjorë për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.
Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash. Emri i tij doli në pah pas “zbërthimit” të komunikimeve mes anëtarësh kriminal në aplikacionin SKYECC./vizionplus.tv/