Periudha e komunizmit shkaktoi shumë fatkeqësi në Shqipëri, ku mijrëa familje u internuan dhe me mijëra të tjerë u pushkatuan.
Simon Mirakaj një ish i përndjekur politik ëhstë dëshmia e “gjallë” e atij realiteti të errët të Shqipërisë, ku njerëzit shpesh përveç torturave vdisnin edhe nga uria.
I ftuar në studion e “Quo Vadis” të moderatores Pranvera Borakaj në Vizion Plus, Mirakaj ka treguar se një nga arsyet që jetuan në atë periudhë ishte ndihma që ju jepnin tregtarët në Berat, qyteti ku u internuan për herë të parë.
Ai tha se falë ndihmës së tregtarëve që u jepnin qumësht, djathë dhe gjalpë mundën të mbijetojnë.
Ai tregoi se vetë tregtarët i kishin thënë nënës së tij se më mirë t’i hajnë fëmijët ushqimet se komunistët.
Pjesë nga biseda:
Mirakaj: Tregonte nëna ne na jepnin vetëm 300-400 gram bukë thatë.
Pranvera Borakaj: Në ditë?
Mirakaj: Po po në ditë.
Pranvera Borakaj: Për të gjithë familjen?
Mirakaj: Jo jo personi. Në darkë vinin këta tregtarët sillnin jo djathtë, jo qumësht, jo gjalpë. Nëna ju thoshte mos sillni se ne nuk kemi lekë. Dhe ata thoshin që nuk po ua sjellim me i shit, por të ushqeni fëmijët. Dhe ai pak ushqimi i tyre na ka mbajtur gjallë.
Pranvera Borakaj: Nuk kishin frikë?
Mirakaj: Vinin natën edhe kur nëna ju thonte që nuk kemi lekë, thoshin më mirë t’i hanë fëmijët tuaj se sa komunistët. Berati në atë kohë ka qenë qytet ballist, pastaj si gjithë qytetet e tjera u përzien.
Pranvera Borakaj: Deri në çfarë viti keni qendruar në internim në Berat?
Mirakaj: Në Berat kemi shkuar në 17 korrik të vitit 1945.
Pranvera Borakaj: Deri kur keni qendruar?
Mirakaj: Kur u prishën marrdhëniet me Jugosllavinë në 1949 na çuan në Tepelenë.
/Vizionplus.tv/