Policia ka vënë në pranga një person, i cili kultivonte bimë narkotike. Uniformat blu njoftojnë se gjatë kontrolleve u evidentua mbjellja e bimës së kanabisit në oborrine një banese në Gjirokastër.

“Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren.   

Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në lagjen “SMT”. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi D. B., banues në lagjen “SMT”, Gjirokastër, pasi dyshohet se ka kultivuar në oborrin e banesës së tij, disa bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilët u asgjësuan nga Policia”, njofton policia.

I arrestuari rezulton me precedent të mëparshëm penal për armëmbajtje pa leje. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version