Ka ndërruar jetë 15-vjeçari, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme pas një aksidenti në Sarandë.

Siç bëri me dije policia, mbrëmjen e djeshme, orës 21:40, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Elidon Aliu, 20 vjeç, u përplas me një automjet tip “Lancia”, i cili si pasojë e një difekti, po shtyhej nga drejtuesi David Çepe, 24 vjeç, dhe 3 shtetas të tjerë.

Si pasojë e aksidentit,  shtetasi i mitur E. Ç., 15 vjeç, së bashku me drejtuesin shtetasin David Çepe, u lënduan dhe u dërguan në spital.

Por, gjendja shëndetësore e 15-vjeçarit ishe e rënë dhe si pasojë e plagëve të marra nuk ka arritur t’ia dalë.

Drejtuesi i automjetit tip “Benz”, shtetasi Elidon Aliu, është shoqëruar në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor dhe po kryen veprimet në lidhje me sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

/vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version