Eduard Koka, 45 vjeç, është arrestuar nga policia e Lezhës pasi në banesë iu gjetën 7 maska dhe 4 armë të ftohta.
Policia thotë se pas kontrollit të kryer në lagjen “Gurra”, Lezhë, u gjet edhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje.
Ndërsa maskat e gjetura në banesë dyshohet se posedoheshin për qëllime kriminale.
Maskat dhe armët e ftohta u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në drejtimin e Prokurorisë, po punohet për të provuar plotësisht veprimtarinë kriminale të shtetasit Eduard Koka./vizionplus.tv