Një 78 vjeçar ka humbur jetën teksa kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në unazën e Shkozetit në Durrës rreth mesditës së sotme.

Burime të policisë së Durrësit bënë të ditur se shtetasi me iniciale Z.K është goditur nga një autoveture Mercedes Benz, por drejtuesi i saj nuk ka ndaluar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Burime nga vendngjarja bëjnë të ditur se 78 vjeçari ka kaluar nëpërmjet një palë shkallëve që janë vendosur në mënyrë të paligjshme në trafikndarësen e unazës.

Rreth orës 11:30, në lagjen 13, Durrës, një automjet tip Benz ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, këmbësor. Si pasojë e përplasjes shtetasi Z.K, ka humbur.

Drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon puna intensive për identifikimin dhe kapjen e tij“, njofton policia.

Ndonëse në këtë rrugë shpejtësia e lejuar është 40-60 km në ore, shumë drejtues mjetesh nuk e respektojnë atë. Nga ana tjetër, edhe shumë kalimtarë shkelin rregullat duke kaluar në vende që nuk lejohet duke u bërë burim aksidentesh./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version