Një makinë është përfshirë nga flakët orët e para të mëngjesit të kësaj të diele.Ngjarja aksidentale ka ndodhur rreth orës 2:30 minuta në autostradën e Vlorës,në vendin e quajtur Kripa.

Makina ka qenë në ecje kur është përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët zjarrfikës, të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa mjeti është shkrumbuar plotësisht.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version