Një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në rrugën e vjetër që lidh Lezhën me Vau Dejës, pranë fshatit Hajmel.
Zjarri shkrumboi plotësisht makinën, por fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. Dyshimet e para janë për një shkëndijë elektrike.
Në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse, ndërsa zjarri krijoi frikë dhe panik tek kalimtarët. /vizionplus.tv