Një aksident i rëndë ndodhi në aksin Kuç-Qeparo.
Makina tip “Opel” doli nga rruga duke u përplasur me trafik-ndarësen.
Si pasoje e përplasjes së fortë drejtuesja e mjetit mori plagë të shumta dhe u dërgua me urgjencë në spital, ku ndodhet në gjendje kritike.
Shkak për aksidentin dyshohet se u bë shpejtësia e lartë dhe lagështira e rrugës. /vizionplus.tv