Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte.
Një makinë tip “Benz” që po udhëtonte në drejtim të Mamurrasit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësot.
Nga ky aksident, është lënduar shoferi, i cili është nisur për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për shkaqet e këtij aksidenti./vizionplus.tv