Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka vendosur të shembë objekte ndërtesa në kuadër të projektit “Lungomare 3”.

IKMT raportohet se do të nisë shembjen e disa objekteve në Radhimë e jo vetëm, ndonëse është kulmi i sezonit turistik.

Mësohet se do të shemben tre “beach bar” në aksin Radhimë-Orikum.

Aksioni do prekë edhe objekte të mëdha, restorante e hotele në ditët në vazhdim. Megjithatë, raportohet se nuk ka pasur kundërshtime nga pronaret e objekteve.

Share.
Exit mobile version