SHKUP– Ka nisur takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor në Shkup ku do të diskutohet për Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën BE.
Fokusi i diskutimeve do të jetë paketa prej 6 miliardë eurosh që BE do të japë si mbështetje për Ballkanin Perëndimor. Paketa do të shfrytëzohet përgjatë 3 viteve, nga viti 2024 deri në 2027.
Të pranishëm në takim janë kreu i qeberisë shqiptare, Edi Rama, kryeminsitrii Kosovës, Albin Kurti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, Presidneti serb Aleksandër Vuçiç, dihmësi i Sekretarit të Shtetit James O’Brien, dhe kreu i BDI Ali Ahmeti. Ndërsa Bosnjë Hercegovina përfaqësohet nga ministri i Financave.
Kreu i qeverisë shqiptare para nisjes së takimit dha një mesazh në hyrje të Samitit. Ai e cilësoi Planin një hap të rëndësishme, pasi siç tha ai më herë ka qenë i mundur vetëm për vendet e Bashkimit Evropian dhe jo shtetet që s’janë pjesë e BE-së, si ato të Ballkanit Perëndimor.