Rreth 150 punonjëse të një fasonerie ( prodhim këpucësh) në Vlorë kanë dalë sot në protestë, pasi kanë mbetur pa punë.

Punonjëset e fasonerisë kanë mbetur pa punë, për  shkak se pronari i kësaj fasonerie është arrestuar nga SPAK, pasi ka marrë disa punonjës emigrantë nga Bangladeshi.

Që prej ditës që pronari i tyre është arrestuar, punonjëset e fasonerisë kanë mbetur në mes të katër rrugëve. Ato kërkojnë zgjedhje nga shteti.

Punonjëset protestojnë para fasonerisë dhe kërkojnë që pronari i tyre Italian të hetohet në arrest shtëpie ose në gjëndje të lirë, pasi qëndrimi i tij në burg mbyll dhe fasonerinë dhe largimin nga puna të 150 punonjësve.

Ato shprehen se punonjësit nga Bangladeshi qëndrojnë në punë dy tre ditë dhe ikin dhe nga muri i fabrikës dhe sipas tyre nuk ka faj pronari. Ato duan që puna të vijojë dhe kontratat e punës me furinitorët si dhe klientët në mënyrë që të mos mbyllet fabrika.

“Një ditë erdhëm në mëngjes në punë dhe dera ishte e mbyllur, pasi nuk erdhi pronari, morëm vesh që ishte arrestuar. U shqetësuam sepse ishte pronar i rregullt, paguante siguracionet. Kërkojmë zgjedhje nga shteti se ne punëtorët që jemi në rrugë kemi mbetur të papunë, me këtë rrogë ne mbajmë familjen. Jemi në mes te katër rrugëve. Duam zgjedhje nga shteti. Nuk kemi ku të shkojmë. Këtë e bën vetëm shteti”, u shpeh një nga protestueset për Vizion Plus.

Prej më shumë se 10 ditësh është arrestuar dhe pronari italian Antonio Specchio, i cili akuzohet për kalim të paligjëshëm të kufirit./vizionplus.tv.

Share.
Exit mobile version