Arrest me burg vendosi gjykata e shkallës së parë  Fier për Azgan Mernicën autorin e vrasjes së policit të repartit “Shqiponja” të policisë Fier,  Novruz Cenalia  tre ditë më parë në fshatin Baltëz

Gjyqtare e çështjes është Dajana Ndrea ndërsa akuza përfaqësohej nga Denis Hyka. Avokat mbrojtës i të pandehurit Azgan Mërnica ka qënë Xhevair Morina por që nuk është paraqitur.

Proçesi gjyqësor është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie ndërkohë që në vende të ndryshme jasht gjykatës ka pasur edhe familjarë të të akuzuarit për vrasje.

Gjyqtaria e çështjes Dajana Ndrea pasi ka dëgjuar akuzën e përfaqsuar nga Denis Hyka vendosi: arrest me burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi pak ditë më parë në fshatin Baltëz të Fierit, ku pas një konflikti me policin, Mernica nxorri armën dhe e qëlloi.

Më pas ai u arratis në këmbë dhe për më shumë se dy ditë qëndroi i fshehur nga policia, për t’u vetëdorëzuar më vonë.

23-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë shenjë pendese për vrasjen e policit. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version