Ish-kryeministri Sali Berisha përshëndeti liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, duke iu referuar si arritje të madhe për të cilën Kosova kishte përmbushur çdo kriter.
“Një arritje për t’u përshëndetur! Të dashur miq, Iiberalizimi i vizave sot me 1 janar është një arritje e madhe plotësisht e merituar për shtetin e Kosovës dhe qytetarët e saj. Prej vitesh Kosova ka plotësuar çdo kriter për këtë vendim realisht historic”, shkruan ai.
Urimi për qytetarët e Kosovës, po ashtu shoqërohet edhe me ‘tensionet’ e brendshme politike. Ish-kryeministri sulmon kryesocialistin, duke e konsideruar puthadorin e Vuçiçit. Sipas tij, Rama loboi në favor të Serbisë për të penguar të drejtat e Kosovës.
“Por kjo është një goditje e rëndë dhe e merituar për argatin, puthadorin e Vuçiçit, që me urdhër të këtij të fundit do të bëhej i vetmi qeveritar në rajon dhe Europë që pafytyrësisht si armik i egër i qytetarëve të Kosovës dhe lirive të tyre kërcënonte e lobonte për anulimin e këtij vendimi dëshprimisht edhe pasi ky vendim ishte votuar në Parlamentin Europian.
Një urim të përzemërt për qytetarët e Kosovës për kartolinën më të bukur për vitin 2024 që morën sot nga BE.
Turpi mbuloftë armikun e lëvizjes së lirë të qytetarëve të Kosovës, argatin e Beogradit, shqipfolsin albanofob Edivin Kristaq Rama. Rroftë Kosova”, tha ai.
Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të mundet të udhëtojnë të lirë, pa viza, duke shënuar kështu një ngjarje historike për shtetin e Kosovës./vizionplus.tv/