Një 39-vjeçar ka rënë në pranga, pasi qarkullonte me automjet, i armatosur me armë zjarri.

Shërbimet e Policisë, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas lëvizte i armatosur, në lagjen “29 Nëntori”, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Strike 13”, në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– M. H., 39 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin tip “Opel”, me të cilin lëvizte 39-vjeçari, dhe kanë ushtruar kontroll, gjatë të cilit, në pjesën e kroskotit, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimtarive kriminale të këtij shtetasi. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version