Deputetët e PD kanë bllokuar sërish seancën plenare sot në Kuvend teksa ishte planifikuar miratimi i disa projektligjeve.
Më herët, demokratët kishin kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Rama, Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla njoftoi se me herët, kreu i qeverisë ia kishte deleguar Elisa Spiropalit interpelancat, gjë që ka nxehur edhe më tepër gjakrat.
Kuvendi miratoi sot me shumicë votash edhe ligjin për lojërat e fatit, i cili u tërhoq një javë më parë për arsye ende të paqarta. / vizionplus.tv