Kryeministri i vendit, Edi Rama ditën e sotme ndodhet në Bavari në takimin tradicional të fillimvitit të Unionit Social-Kristian (CSU).
Kreu i qeverisë ndodhet atje më ftesë të homologut të tij bavarez, Markus Söder për të adresuar lidershipin e Unionit mbi sfidat europiane si dhe për të forcuar marrëdhëniet bilaterale me Gjermaninë.
Kreu i qeverisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me situatën e emigracionit dhe kritikave lidhur me marrëveshjen me Italinë për emigrantët.
Rama tha se nëse marrëveshja do të ishte firmosur me një shtet evropian askush nuk do ta zinte në gojë. Në gjykimin e tij, Shqipëria ka bërë atë që duhet sepse të gjithë duhet të kontribuojnë për të frenuar emigracionin e paligjshëm.
Rama: U përballëm me shumë kritika, ndërkohë që është shumë e thjeshtë në sytë e mi. Nëse kjo marrëveshje do të ishte lidhur mes Italisë dhe Republikës Çeke, apo nëse Shqipëria nuk do të ishte Shqiëpria, askush nuk do ta kishte zënë me goje, do të kishte qenë gjëja më e natyrshme. Solidaritet evropian. Nuk mund të jetë mallkimi i Italisë që është toka e parë përtej detit Mesdhe që shihet nga Afrika dhe nuk mund të jetë mallkimi i Gjemranisë që është Gjermania.
Të gjitha vendet duhet të marrin pjesë. Ne po bëjmë atë që shkruhet në marrëveshjen evropiane, një qendër pritjeje për të shqyrtuar çdo rast dhe për të kryer gjithë procedurat bazuar në ligjet evropiane. Nuk duhe të jetë aryse për të ngritur një konflikt të zbrazët. Është humbje kohe. Kjo është të humbasësh horizontin për nga e ardhmja. Kjo është çështje e asaj që BE dhe Evropa do të jenë 10 vite prej këtej. Si do të duken këto vende në 2024, 2050 e më gjatë. Kjo është përgjegjësia e atyre që janë votuar për këtë. Unë besoj se bëmë atë që duhet të bënim./vizionplus.tv