Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për gazetarin Ervis Hasanaga dhe ish-punonjësen e AMP, Rexhina Omeri.

Hasanaga dhe Omeri akuzohen se krijonin të dhëna të rreme dhe denigronin drejtuesit e policisë përmes një portali.

Zyrtarja e AMP, Regina Omeri deklaroi disa ditë më parë para policisë se Kushtrim Selimi, i cili është ende në kërkim, i niste lajme, të cilat më pas ajo ia dërgonte gazetarit Ervis Hasanaga për publikim.

Gazetari Ervis Hasanaga deklaroi se publikimin e lajmeve e bënte pasi ishte i punësuar në këtë portal dhe paguhej 600 euro në muaj. Sipas tij lajmet ia sillte Regina Omeri dhe ai kishte rol vetëm publikimin e tyre në faqe.

Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.

Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.

Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba. Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version