GJKKO ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Klodian Kapedanin, i cili u shpall fajtor për korrupsion në zgjedhje.

Me gjykim të shkurtuar Kapedani përfiton ulejn e 1/3 së dënimit, të cilin do ta shlyejë në “arrest shtëpie”.

Sipas SPAK ai u ka premtuar dhe ofruar para në disa raste qytetarëve për të marrë pjesë në votime dhe ka përcaktuar mënyrën e votimit.

Kapedani mbështeste kanditatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, i cili fitoi mandatin e kryebashkiakut të Kakavjës më 14 maj 2023. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version