Këtë mëngjes në studion e “7pa5” u fol për qytetin më “dorështrënguar” në Shqipëri.

E ftuar ishte ekspertja e ekonomisë Romina Radonshiqi dhe në një lidhje direkte nga Korça ishte gazetari Tonin Frroku.

Ky i fundit tha se korçarët i llogarisin gjërat shumë mirë dhe nuk shpenzojnë më shumë nga ç’kanë të ardhurat.

“Korçarët i llogarisin gjërat shumë mirë. Korçarët në varësi të të ardhurave realizojnë edhe shpenzimet, por mendojnë edhe për mbetjet, depozitën. Në qoftë se ka një rënie të depozitave në Korçë, kjo gjykohet edhe se që nga viti 2018 në Korçë janë rritur shumë investimet”, tha gazetari.

“Ndoshta korçarët dhe gjirokastritët mund të jenë mirëmenaxhuers të mirë të financave. Ose sakrifikojnë diku, te dëshira dhe nevoja të tipit kafe, të dalësh një herë dhe jo tre-katër herë”, tha ekspertja e ekonomisë.

“Korçarët janë prej atyre që pushimet verore i kalojnë në vendet më të bukura të Greqisë, madje në vendet më të shtrenjta. Korçarët planifikojnë gjithçka. Nuk i kalojnë shpenzimet në krahasim me të ardhurat që kanë. Edhe korçarët janë të veçantë në jetën e tyre, janë shumë qytetarë. Qejfet korçarët i bëjnë si askush tjetër”, tha Frroku. /vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version