Dy persona, të cilët tregtonin barna dhe aparate celulare, të dyshuar të kontrabanduar në vendin tonë janë arrestuar nga policia e Tiranës.

Në kuadër të operacionit “Couple” u bë arrestimi i shtetasve K. S., 40 vjeçe, dhe K. K., 45 vjeç, të dy banues në Tiranë.

 

Gjatë kontrollit në subjektin e shtetasit K. K., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 47 aparate celulare, që dyshohet se janë futur kontrabandë në vendin tonë.

Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin e shtetases K. S., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi barnash të pashoqëruara me pullën e AKBPM-së dhe të paregjistruara në pikat doganore./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version