E hëna në mbrëmje shënoi një tjetër sukses në natën e tretë të spektaklit “Albania’s Got Talent” në ekranin e televizionit “Vizion Plus”.
Trembëdhjetë konkurrentë sollën performanca të jashtëzakonshme përpara katër anëtarëve të jurisë por dhe publikut.
Emili Dervishi befasoi jo vetëm me zërin e saj potent, por dhe duke luajtur në piano në të njëjtën kohë jurinë.
Franko Ahmeti me klarinetë rrëmbeu po ashtu “po-të” e jurisë i ndjekur nga gjeniu gjeograf Darien Cylaku.
Po ashtu katër po-të e Agron Llakajt, Adelia Ismajlit, Ledina Çelos dhe Kastro Zizos i mori edhe Noemi Margjekaj Kleanca Tafa dhe akrobatja e vogël Soena.
Surprizë e mbrëmjes ishte padyshim “Golden Buzzeri” i dytë.
Arjeta Dhima përmes talentit dhe humorit fitoi vëmendjen e të gjithëve, veçanërisht të Agron Llakajt i cili shtypi butonin e artë, duke e bërë automatikisht artisten finaliste të dytë të këtij spektakli.
Por surprizat nuk mbaruan me kaq. Italiani Claudio Sorrentino dhuroi një performancë magjike nën tingujt e “kovave”, të cilësuara si instrumentet e tij të preferuar.
Komentet mbështetëse, shpesh dhe pikante ndaj talenteve ishin përtej konkurrencës për ta siguruar një vend në gjysmëfinale. Ndaj për të eliminuarin e mbrëmjes kjo mbetet një eksperiencë fantastike.
Magjia e spektaklit “Albania’s Got Talent” vazhdon. Të tjerë konkurrentë do të prezantohen të hënën e ardhshme.
Për të mos humbur surprizat që vetëm ky spektakël dhuron, ju lë takim sërish javën tjetër në orën 21.00./vizionplus.tv