Vizion Plus mëson detaje të reja nga plagosja me armë zjarri në Kurbin mbrëmjn e djeshme.

Admir Shqypi (Lika) ai pasojë e një konflikti të hershëm me Fatjon Likën e ka plagosur me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në fshatin Malbardhë të Kurbinit.

Fatjon Lika  është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore,  dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë Kurbin, të DVP Lezhë dhe Forcat Kombëtare të Sigurisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit dhe të dy shtetasve të tjerë E. L dhe P. L., të përfshirë në konflikt, të cilët janë kushërinjtë e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version