Një konflikt për një vend parkimi përfundoi në tragjedi në Machelen, Belgjikë.

Sipas mediave të huaja, një burrë 61-vjeçar qëlloi mbi fqinjët e tij 43-vjeçar dhe 19-vjeçar.

Si pasojë 43-vjeçari shqiptar ka humbur jetën, ndërsa 19-vjeçari italian ka marrë plagë të shumta. Pas të shtënave autori është arratisur, por më vonë është kapur nga policia.

Siç kanë deklaruar dhe fqinjët, tre personat nuk kanë pasur raporte të mira me njëri-tjetrin prej kohësh.

Mediat e huaja shkruajnë se në momentin që ka ndodhur gjendja e rëndë, në shtëpinë e viktimës kishte një festë ditëlindjeje. Dyshohet se makina e të qëlluarit është bllokuar nga ajo e viktimës, duke çuar në të shtëna. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version