Teksa ndodhemi rreth një vit para zgjedhjeve të përgjithshme, në Parlament me kërkesë të opozitës janë ngritur dy komisione hetimore, një për koncensionet në shëndetësi dhe një për sistemin TIMS.

Por për drejtuesen e Open Data Albania Aranita Brahaj, Parlamenti nuk ka kohën e nevojshme për të kryer heëtimet e duhura.

Nga studio e Quo Vadis në Vizion Plus me Pranvera Borakajn, ajo tha se qytetarët sot nuk po ndihen më të sigurt, për aq kohë sa të dhëna të rëndësishme kanë dalë në publik, por edhe është goditur sistemi TIMS që është në varësi të Policisë së Shtetit.

Vjen një moment që ndjen të njëjtën dëshirë për të kritikuar për punën si për krahun që është në mazhorancë edhe krahut që është me përgjegjësi tek publiku. Rezistenca e mazhorancës për të mos patur komisione hetimore, do mërziste një opozitë. Por mënyra se si opozita u kthye dhe nga 8 kërkesa janë 2 që mendoj se nuk janë më relevante dhe në një kohë kur jemi në fundit parlamentar, këto komisione nuk kanë mundësi të kenë rezultat. Këto komisione janë kohë e humbur dhe fletë të palexuara.

Një komision parlamentar duhet të bëjë diçka që të ndihmojë punën e drejtësisë. Sistemi TIMS nuk është sistem dosido. Ka të dhëna të zyrtarëve të lartë, është një sistem brenda policisë së shtetit, institucion që duhet të sigurojë privatësi. Nëse do merremi vetëm me këtë precedent, ne pamë të dhënat tona në tatime, me gjendjen civile. Pagat është një sistem që menaxhohet nga një sistem shtetëror. Nëse thyhen këto, individët nuk janë të sigurt. As prokuroria, as politika nuk na dhanë një përgjigje”, tha drejtuesja e Open Data Albania Aranita Brahaj./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version