![Kishte hapur portal dhe synonte të bëhej drejtor përmes gjobëvënies, kush është Kushtrim Selimi dhe gazetari i arrestuar Kishte hapur portal dhe synonte të bëhej drejtor përmes gjobëvënies, kush është Kushtrim Selimi dhe gazetari i arrestuar](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/05/6e454a7c-b6dd-4e9a-9474-b4c74dfbaff6-711x400.jpeg)
Vizion Plus siguron foton e gazetarit të arrestuar Ervis Hasanaga dhe shefit të sektorit në Drejtorinë e Përgjithshme të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Kushtrim Selimi i cili është shpallur në kërkim.
Gjithshtu në pranga ra edhe punonjësja e AMP, Regina Omeri.
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/05/d2dcb86f-6856-494a-9598-af3eb5450cbd-290x400.jpeg)
![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/05/51c935a6-30e2-4008-8766-a3421ea6ad38-412x400.jpeg)
Shefi i Sektorit në AMP, Kushtrim Selimi përmes portalit që kishte hapur me zyrtaren tjetër të AMP Rexhina Omeri dhe gazetarin Ervis Hasanaga kishin arritur që të publikonin shkrime për drejtuesit e lartë të Policisë Muhamet Rrumbullaku, Neritan Nallbati, Rebani Jaupin, Florjan Sulejmani etj me qëllim denigrimin e tyre në publik përmes lajmeve të rremë.
Qëllimi i Selimit ishte që përmes këtyre shkrimeve synonte që përmes presionit të emërohej drejtor.
Në celularët e të arrestuarve janë gjetur dhe mesazhe komunikimi me persona të tjerë me qëllim për ti vendosur gjoba.
Denoncimi është bërë nga disa persona dhe drejtues policie të prekur nga këto shkrime./vizionplus.tv