Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm, ditën e sotme u zhvillua gjyqi për vendimin e formës së prerë ndaj kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

Pas seancës të nisur që prej orëve të para të mëngjesit, Gjykata e Apelit të Posaçëm deklaroi të mbyllur shqyrtimin. Në përfundim të shqyrtimit, vendosi të shtyjë marrjen e vendimit në datë 25 qershor, në orën 13:00.

Beleri ka kërkuar pafajësi në Apel, duke kundërshtuar dënimin me 2 vite burg dhënë nga shkalla e parë.

Në sallë ndodhej ambasadorja greke në Tiranë Konstantina Kamitsi, familjarë, përfaqësues të ambasadës greke, Vangjel Dule si dhe Pandeli Kokaveshi, i cili kërkon pafajësi, pasi u dënua me 3 vjet shërbim prove nga shkalla e parë.

Fredi Beleri ndodhet në qeli prej datës 12 maj të vitit 2023, nën akuzën e korrupsionit në zgjedhje. Ai ndërkohë është shpallur europdeputet, pas zgjedhjeve të fundit për parlamentin europian./vizionplus.tv

 

Share.
Exit mobile version