Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për dy deputetët demokratë, Edi Paloka dhe Petrit Doda, pas tensioneve të krijuara në sallën e kuvendit gjatë seancës plenare.
Gazetarja e Vizion Plus, Enkeleda Mema mëson se Sekretariati i Etikës në Parlament do të mblidhet këtë të premte, në orën 15:30, për të marrë një vendim mbi kërkesën e mazhorancës.
Ndërkohë, dy ditë mëparë deputeti demokrat Gazment Bardhi u përjashtua për 10 ditë nga Kuvendi.
Po ashtu, janë përjashtuar për 20 ditë deputetët Bledjon Nallbati, Asllan Dogjani dhe Flamur Noka./vizionplus.tv/