Quhet Iljana Beqiri dhe karrierën në atletikë e ka nisur për pasion, por sot është kampionia kombëtare në garën e 400 metrave.

E ftuar në “Vizioni i Pasdites”, me moderatoren Brikena Prifti, Ilirjana Beqiri thotë se karriera e saj ka nsiur si lojë.

“Isha 12 vjeç, sot jam 24, janë 12 vite. Nisi si lojë sepse unë isha e vogël dhe nuk e dija se çfarë doja. Prindërit donin të më aktivizonin në çdo fushë që unë të gjeja veten. Unë pashë se në këtë sport zemra më rreh fort dhe kuptova që do i dedikoja kohën më të madhe të jetës sime, ashtu siç po bëj edhe sot”, tha Beqiri.

Atletja rrëfen se sakrifica më e madhe ka qenë kur u zhvendos nga Durrësi në Tiranë për të ndjekur ëndrrën.

“Nga një sportiste e thjeshtë, vendosa të isha një sportiste profesioniste. Sportistja që jam sot dhe pjekurinë që kam sot nuk e kam pasur para 3-4 vitesh”, tha atletja.

Beqiri thekson se çdo garë për të është e rëndësishme.

“Kampionati i fundit që kam bërë ka qenë gara më e vshtirë. Isha në vitin e fundit të shkollës, duhet të mbyllja temën e diplomës, kisha dhe sezonin e garave. Duhet të hyja në garë dhe aty je i barabartë me të gjithë. Unë hyra, dola shumë mirë dhe ajo është gara që ndihem shumë krenare për veten. Aty i tregova vetes që në çdolloj situate unë mund t’ia dal”, tha Beqiri.

Kënaqësia që merr nga ky sport është shumë më e madhe se çdo vlerë monetare, tha atletja.

“Kam pasur vit kur unë nuk kam marrë asnjë rrogë…trajtim ushqimor quhet dhe nuk kam menduar që të heq dorë. Nuk do e lë në asnjë moment për para”, tha atletja.

Për sa i përket jetës sentimentale, atletja thotë se asnjë djalë nuk ia ka rrëmbyer zemrën.

“Nuk na lë kohë atletika. Le ta themi që është justifikim. Nuk e dua sportist, nuk dua të ketë lidhje me sportin, sepse mendoj që njëri duhet të jetë pjesë e sportit. Pastaj do jetë problem sepse lidhja do jetë vetëm për  sportin. Duhet të jetë një person që të të kuptojë shumë”, përfundoi Beqiri./vizionplus.tv  

Share.
Exit mobile version