Eksperti i gjeopolitikës, Geron Kamberi, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, ka komentuar futjen e candidates demokrate Kamala Harris në garën presidenciale. Zoti Kamberi tha se kandidimi i saj për të qenë në krye të Shtëpisë së Bardhë nuk ishte i zakontë, pasi Harris mori statusin e kandidates pas dorëheqjes së Preisdnetin actual, Joe Biden, i cili vendosi të mos garonte për një mandate të dytë.
Kamberi: Harris u fut në garë në një mënyrë të pazakontë. Biden u tërhoq dhe ajo hyri në garën presidenciale në mënyrë të papritur. Nga ana tjetër një përpjekje për të vrarë Trump krijuan një atmosferë elektorale që nuk i ngjante një demokrakie model siç është Amerika. Këto elementë të bërë bashkë bashkë me kontekstin gjeopolitik që po jeton bota i kanë dhënë kësaj gare presidenciale një lloj trilli dhe uroj të zgjidhjet pa dramacitet por të kalojë me një tranzicion të qetë të pushtetit. Amerika duam apo nuk duam është një nga vendet më me ndikim në ekonominë dhe politikën botërore./vizionplus.tv