Jurgis Çyrbja ka refuzuar të flasë pas daljes nga ambientet e SPAK, ku qëndroi për rreth një orë.
Sipas burimeve, këtë të premte, atij do t’i komunikohej edhe akuza zyrtare.
Çyrbja është kallëzuar në SPAK nga deputeti demokrat Edi Paloka në zgjedhjet e 2021. Paloka e akuzonte për shpërdorim detyre në kohën kur drejtonte hipotekën e Durrësit.
Në atë kohë drejtues politik i qarkut Durrës, Edi Paloka, ka çuar në SPAK deputetin aktual për “shpërdorim detyre”, për firmosjen brenda të njëjtës ditë të dy praktikave për të njëjtën pronë, por në dy emra të ndryshëm duke realizuar kështu mbivendosje prone./vizionplus.tv
Ndërkohë, një ditë më parë, Çyrbja njoftoi dorëzimin e mandatit.
Ai theksoi se shkak për këtë vendim janë problemet shëndetësore./vizionplus.tv