Policia e Vlorës ka arrestuar një shtetas italian, pas kallëzimit që bashkëshortja e tij ka bërë në polici.
Sipas saj, burri 65-vjeç e ka dhunuar për motive të dobëta dhe i ka shkaktuar dëmtime në sy.
Po ashtu, blutë e Vlorës kanë vënë në pranga edhe një 60-vjeçar me iniciale A.L, pasi në makinën që ai drejtonte iu gjet një shufër metalike.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 60 vjeç, pasi gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë të ftohtë (shufër metalike).
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian A. B., 65 vjeç, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja e tij, se ky shtetas, për motive të dobëta, i ka shkaktuar asaj, dëmtime në sy”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /vizionplus.tv