Policia Detare ka shpëtuar dy turistë në plazhin e Drimadhës, të cilëve u ishte rrezikuar jeta për shkak të dallgëve ndërsa ndodheshin në gomone.

Në njoftim bëhet me dije se dy pushuesit u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

“Gjatë patrullimit me mjete lundruese në plazhin Drimadhë, Dhërmi, Njësia Policore Detare në këtë zonë konstatoi dy pushues me një mjet lundrues gomone, të cilët po rrezikoheshin nga dallgët dhe nuk mund të ktheheshin në breg.

Shërbimet e Policisë ndihmuan dhe nxorën në breg dy pushuesit në gjendje të mirë shëndetësore së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Pushuesit falënderuan shërbimet e Policisë për reagimin e menjëhershëm dhe profesionalizmin e treguar”, thuhet në njoftim. /vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version