Avokati Genc Gjokutaj në një deklaratë për mediet nga ambientet e Drejtorisë së Policisë ss Tiranës e ka cilësuar “rrëmbim banditesk” arrestimin e Ilir Metës me urdhër të SPAK.

Ai tha se vendimi për arrestimin e tij është politik dhe është marrë nga kreu i SPAK Altin Dumani së bashku me kreun e qeverisë Edi Rama.

Më tej, Gjokutaj theksoi se Meta është i vendosur të përballet me procesin. Ai konfirmoi edhe tre akuzat që rëndojnë ndaj tij: pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurie.

Gjokutaj: Unë isha në takim me zotin Meta. Ai ka mbërritur këtu pas një rrëmbimi banditesk që i është bërë në rrugë. E gjithë kjo histori ndodh me një person që ka qenë disa herë në SPAK dhe ka dhënë shpjegime në lidhje me çfarë e kanë pyetur. Kjo çështje ka 5 vjet. Momenti është politik, dyshja Rama-Dumani dhe mashat e tyre, ish-bashkëpunëtorët e Ilir Metës kanë formuar një vendim që ne sapo e kemi marrë. Qëndrimi i tij është i qartë, është i vendosur të përballet me procesin dhe çdo gjë që është shkruar në këtë vendim, sepse ai pati kohë ta lexonte, e ka marrë më përpara. Janë tre akuza, korrupsion, pastrim i produkteve dhe diçka pasurore. Ish-Presidenti u rrëmbye në rrugë. Mund ta thërrisnin në SPAK, në polici./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version