Afro 20 milionë euro të pastruara është pasoja e projektit për inceneratorin e Tiranës.

Spak njofton zyrtarisht se ka prerë tetë fletëarreste dhe se gjykata caktoi masën e sigurisë arrest në burg për secilin, por asnjëra prej tyre nuk është ekzekutuar dhe të tetë janë të lirë.

“Aktiviteti kriminal i pastrimit të produkteve të veprës penale, rezulton se është kryer në vazhdimësi duke filluar që nga momenti i lidhjes së kontratës koncesionare duke përdorur mekanizma dhe forma të ndryshme të ngritura nga organizatorët e këtij aktiviteti kriminal, me pjesëmarrës shtetas shqiptar dhe të huaj, të cilët kanë vepruar në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal”, thuhet në njoftimin e SPAK.

Masa e arrestit në burg u dha për Endrit Habilaj, Denisa Tollkuçi, Dashamir Ymeraj, Renardo Nallbani, Ilir Dedja dhe për 3 shtetas të huaj: Giusepe Ciaffaglione, Marc Lapat dhe Michael Druijts, që ne badhkëpunim në formën e grupit të strukturar kriminal bashkëpunuan për të lëshuar fatura fiktive dhe për të krijuar skemën e mashtrimit.

Kokat e organizatës kriminale, thotë SPAK, janë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto.

“Personat pjesëmarrës të këtij grupi të strukturuar kriminal kanë përfituar vlera monetare të mësipërme, si produkte të veprës penale, duke marrë vlerat monetare nga llogaria bankare e shoqërisë koncesionare “integrated energy b.v. spv” sh.p.k, në sajë të mashtrimit nëpërmjet krijimit të faturave fiktive, në sajë të shoqërive fiktive të krijuara brenda dhe jashtë vendit, si dhe nëpërmjet tërheqjes së vlerave monetare në cash.”

Të tetë dyshohen për “Mashtrimi”, Pastrimi parsh në bashkëpunimdhe grup të strukturuar kriminal

Prokuroria e Posaçme ka urdhëruar Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit të ekzekutojë masat e sigurimit ne datën 12 korrik, por pa sukses. Të gjithë kanë ikur.

Në dhjetor Gjykata e Posaçme firmosi me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, 15 urdhëra arresti, si pjesë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës, nga të cilët 6 me arrest shtëpie.

Mes urdhërave për arrest me burg figuronte emri i Taulant Tushes, Drejtor i Përgjithshëm i Punëve Publike në Bashkinë e Tiranës.

Po ashtu urdhër arresti ka patur dhe për një tjetër ish drejtor të Bashkisë, Namik Thimixhi, i cili mbulonte Menaxhimin e mbetjeve dhe ishte në varësi direkte të Tushes. As ish- ministri I Mjedisit, Lefter Koka e vartesi i tij Alqi Bllako nuk i shpetuan masave të dhjetorit, ndonëse janë dënuar më herët nga e njëjta gjykatë për inceneratorët e Fierit dhe Elbasanit./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version