Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u është përgjigjur deklaratave të bëra këtë të hënë nga kreu i SPAK Altin Dumani, i cili foli për dosjen “e nxehtë” të 21 janarit. Dumani u pyet edhe për ecurinë e hetimeve për inceneratorin e Tiranës dhe dosjen “5D” dhe nëse ka pasur lëshim të urdhër arresteve ose jo. Këtyre pyetjeve, Dumani ka refuzuar të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke thënë se çështjet janë nën hetim.

Por në një deklaratëpër mediat, Berisha tha se për kryebashkiakun Erion Veliaj dhe vëllain e tij ka pasur urdhër arrest, por deri më tani nuk janë ekzekutuar, duke e quajtur këtë si një skandal.

“Jam sot këtu për të denoncuar një ngjarje e cila nuk është regjistruar kurrë më parë në historinë e shtetit shqiptar. Me datën 26 qershor, mediat pranë qeverisë, por dhe media të tjera informuan publikun se Skrapi i partisë me Dumanin, kishin firmosur 21 mandate arresti, ndër të cilët Erion Veliaj dhe vëllain e tij.

Por gjer sot me datën 8 korrik, nga këto mandate arresti, rezulton se nuk është arrestuar asnjë njeri. Rezulton një skandal të paparë ndonjëherë, që ato u gëlltitën nga ata që i firmosën.

Ky akt, i paprecedentë është dëshmi flagrante se, Altin Dumani dhe Skrapi i partisë, nuk janë gjë tjetër veç se vegla të verbëta në duart e Edi Ramës. Ky akt dëshmon kontrollin e plotë të Edi Ramës mbi Skrapin e partisë. Ky akt fakton se në Skrapin e partisë asgjë nuk mund të lëvizë pa firmën përfundimtare të Edi Ramës”, tha Berisha.

Sipas kryedemokratit, çdo vendim dhe lëvizje që është bërë në SPAK është kryer me miratimin e kryeministrit Edi Rama. Berisha thotë se Dumani është tërhequr nga ekzekutimi i masave të sigurisë pas presioneve dhe kërcënimeve të Veliajt për Ramën.

Normale që çdo qytetar shtron pyetjen, si ndodhi një akt i tillë? A lëshoi urdhër arresti, apo kufizim të lëvizjeve për Erion Velian dhe vëllain e tij, Altin Dumani, pa miratimin paraprak të Edi Ramës.

Jo, ju garantoj se ai këtë akt e bëri me miratimin e plotë paraprak të Edi Ramës. Por ishte Erion Veliaj me mesazhet drithëruese që i dërgoi, ai që palosi Edi Ramën, duke i rikujtuar të gjithë kontot e fshehta bankare për paratë e djegësit të Tiranës”, tha Berisha.

Berisha u bëri sërish thirrje qytetarëve që të dalin ën protestën e thirrur nga PD në datën 11 korrik, kundër qeverisë./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version